“Përplasja” me Vuçiqin / Vjen përkrahja për Kurtin: Vazhdon përfaqësimi dinjitoz në Bruksel, “bravo”!

Aktuale

“Përplasja” me Vuçiqin / Vjen përkrahja për Kurtin: Vazhdon përfaqësimi dinjitoz në Bruksel, “bravo”!

Nga: N. H Më: 19 korrik 2021 Në ora: 17:27
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, tha se ky i fundi ka refuzuar propozimin për një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se çështje e të pagjeturve është çështje nga e kaluara dhe se nuk e kupton Vuçiqin, i cili tha se nuk pranoi që togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën” të përfshihet në zotimin për të bërë gjithçka për të pagjeturit.

E, këtë takim, shkurtimisht e kanë komentuar edhe nga zyra e Kurtit.

Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova është duke u përfaqësuar denjësisht nga kryeministri i Kosovës në takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Vazhdon përfaqësimi dinjitoz në Bruksel. Bravo Kryeministër!”, ka shkruar Beqiri në profiling e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat