Reagon Miroslav Lajçak: I vështirë, ky është rezultati i vetëm i takimit Kurti-Vuçiq

Aktuale

Reagon Miroslav Lajçak: I vështirë, ky është rezultati i vetëm i takimit Kurti-Vuçiq

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:21
Miroslav Lajçak është shprehur se palët kanë shfaqur diferenca të mëdha në qëndrime.

Pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit ka reaguar edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai është shprehur se palët kanë shfaqur diferenca të mëdha në qëndrime. E vetmja dakordësi mes tyre ka qenë ai për t’u takuar sërish në Shtator.

“Takimi i vështirë, palët shfaqën diferenca të mëdha në qëndrime. I vetmi rezultat ishte dakordësia për një takim tjetër në Shtator”, ka thënë Lajçak.

Kurti e Vuçiç, sipas Lajçak, e kuptuan se nga normalizimi i marrëdhënieve varet perspektiva evropiane e Kosovës dhe e Serbisë.

Pas takimit, Kurti tha se ka propozuar sërish që të nënshkruhet Deklarata e Paqes, por sipas tij kjo është refuzuar nga Vuçiç pa u lexuar akoma. Kurse presidenti serb ka thënë se ka rënë dakord për disa pika, por “shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat