Partia Social Demokrate ka vendosur që të mos merr pjesë në zgjedhjet lokale të këtij viti, këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021”.
Ata shtuan se nuk mendojnë se zgjedhjet lokale nuk kanë ndonjë prioritet.
“Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë”, thuhet në postim.
PSD ka shtuar se kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati do ta vlerësojë vetë se a do të rikandidojë në komunën e Kamenicës apo jo.
“Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne”.