Shumë shpejt pritet që ta ftojnë në raportim kryeministrin Albin Kurti, për të folur për dialogun.
E kritik për këtë proces, u shfaqën partitë opozitare pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Për PDK, LDK, e AAK, Kurti po shfaqet tejet jo transparent.
Madje, sipas tyre, është e pakuptimtë, se si kryeministri, pa ardhur fare në Kosovë, tash e dy javë, vazhdoi udhëtimin nga Franca drejt e në Bruksel për tu takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
E nga Vetëvendosje, thanë se top prioritet i shefit të ekzekutivit, në dialog është tema e të pagjeturve.