Ganimete Musliu jep parashikimin: Ja kush do ta fitojë garën mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut

Aktuale

Ganimete Musliu jep parashikimin: Ja kush do ta fitojë garën mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 00:11
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se beson që kandidati i PDK-së për komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku, do të fitojë në zgjedhjet lokale.

Ajo thotë se Lushtaku kishte fituar këtë komunë bindshëm pa bërë fushatë fare, ndërsa shton se PDK ka punuar shumë në këtë qytet që ishte i shaktërruar pas lufte.

“Unë të them një gjë, Sami Lushtaku nuk njihet për humbje. Duke pasur parasysh sfidat që ka kaluar, ai është një atdhetar i kalitur. Pasi të jesh kryetar i një treve apo komune që ka qenë tërësisht e shkatëruar nga lufta dhe të ndërtosh gjithcka nga fillimi duhet shumë punë. Kam pasur fatin të punojë me të dhe e di punën e tij dhe vullnetin.

Thash edhe një herë, zoti Lushtaku nuk ka qenë asnjë minutë në fushatë dhe kishte arritur të merrte 96% të votave. Mbështetjen që e ka marrë gjatë këtyre ditëve, mendoj që tregojnë” tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat