Abdixhiku viziton BIK-un, uron festën e Kurban Bajramit

Aktuale

Abdixhiku viziton BIK-un, uron festën e Kurban Bajramit

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:33
Naim Tërnava dhe Lumir Abdixhiku

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Po ashtu me bashkëpunëtorë kanë vizituar dhe kanë uruar të gjithë krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Besimtarë myslimanë,

Me fat Bajramin!

Kjo festë, kaq e rëndësishme për besimtarët myslimanë, është sinonim i sakrificës, devotshmërisë dhe mirënjohjes për Zotin. Ajo na mëson ndjenjën e mirëkuptimit, dashurisë e respektit për njëri tjetrin. Na mëson përkushtimin ndaj familjes e na rikujton se sa e rëndësishme është dhembshuria e kujdesi për njerëzit në nevojë.

Këto vlera, kaq njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë gjithmonë.

Fatkeqësisht, edhe këtë vit - sërish - besimtarët myslimanë e kanë të pamundur të kryejnë pelegrinazhin e Haxhit. Fatkeqësisht, edhe këtë vit, jo pak bashkëqyretarë tanë përballen me vështirësi. Shpresoj, gjithsesi, se përkundër të gjithave, në frymën e traditës sonë fetare, ne do të mbesim afër familjarëve, miqëve e nevojtarëve. Të gëzojmë të mirat e të ndajmë hallet. Sepse begatitë e solidaritetit mbesin virtytet tona më të veçanta.

Zoti i bekoftë familjet tuaja.

Zoti e bekoftë Kosovën.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat