Ish-ministri i Infrastrukturës dhe njëherësh ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar festën e Kurban Bajramit.
“Me fat festa e Bajramit! Paçi shëndet e begati!”, uroi Abrashi, përcjell “Bota sot”.
Ky urim erdhi pas katër muaj ‘heshtje’.
Ish-deputeti Abrashi që nga 20 marsi i këtij viti as nuk kishte postuar ndonjë shkrim apo foto në rrjete sociale, madje edhe ishte distancuar nga prononcimet dhe daljet publike.
Reagimi i fundit publik i tij, ishte një postim në rrjetin social Facebook me 20 mars, ku kishte njoftuar për zhbllokimin e Unazës së Prishtinës.