Vdes një person nga Covid-19, kaq persona u infektuan me coronavirus brenda 24 orëve

Aktuale

Vdes një person nga Covid-19, kaq persona u infektuan me coronavirus brenda 24 orëve

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 11 pacientë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

20 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës.

Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat