Besimtarët myslimanë po kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin mes njëri-tjetrit.
Ceremonia kryesore e faljes se Namazit të Bajramit është mbajtur në xhaminë e madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava nga hytbja Bajramit këtë festë e quajti të veçantë për besimtarët.
Derisa ia dedikoi familjes, duke kundërshtuar nismat që godasin familjen e shëndoshë.