Daçiq: Njohja e Kosovës është vija e kuqe që Serbia nuk do ta shkelë

Aktuale

Daçiq: Njohja e Kosovës është vija e kuqe që Serbia nuk do ta shkelë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se njohja e Kosovës është vija e kuqe të cilën Beogradi zyrtar s’do ta kalojë.

Daçi tha se delegacioni serb që është në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do t’i ketë gjithmonë në mendje interesat e shtetit dhe nuk do të shkelë asnjë vijë të kuqe.

Duke komentuar deklaratën e Emisarit Special të BE-së Mirosllav Lajçak që tha se në takimin e të hënës mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti është arritur shumë pak progres, Daçiq tha se dialogu mes Beogradit e Prishtinës do të jetë i vështirë pa ndonjë rezultat të prekshëm.

Kryeparlamentari serb tha gjithashtu se Lajçak i ka thënë së fundmi se asnjë takim nuk do të organizohej nëse nuk do të sillte rezultate.

“Ai padyshim që ka durim dhe unë mendoj se kjo është një gjë e mirë, sepse është më mirë të ulemi sesa të krijojmë probleme në terren, por është çështje e persepktivës sepse është e qartë që Kurti nuk dëshiron t’i trajtojë çështjet që janë pjesë e agjendës”, ka thënë ai për Tv Happy, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat