“Pas takimit tjetër do na postojë Millosheviçin në Tik-Tok”, nga Vetëvendosje ironizojnë keq me Vuçiqin

Aktuale

“Pas takimit tjetër do na postojë Millosheviçin në Tik-Tok”, nga Vetëvendosje ironizojnë keq me Vuçiqin

Nga: A.M Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:27
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka reaguar ndaj një postimi të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku shfaqen tanket e Serbisë.

Ai përmendi faktin se si vetëm një ditë pasi kryeminsitri Kurti ia dorëzoi provat e krimeve të Serbisë, Vuçiq në rrjetin social Instagram postoi nxjerrë tanket, katjushat, dronët dhe aeroplanët e shteti serb.

Zaimi me irnoi u shpreh se pas takimit tjetër, presidenti serb do ta postojë Millosheviçin në Tik-Tok.

“Sot Vuçiçi në Instagram ka nxjerrë tanket, katjushat, dronët dhe aeroplanët e Serbisë. Edhe një takim tjetër dhe do na postojë Millosheviçin në Tik-Tok. S’po e mban dot gjatë maskën, miku i “bosave” tanë”, shkroi anëtari i VV-së në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dje Albin Kurti çoi në tryezën e bisedimeve diplomatike prova të krimeve e gjenocideve të Serbisë.

Sot Vuçiçi në instagram ka nxjerrë tanket, katjushat, dronët dhe aeroplanët e Serbisë. Edhe një takim tjetër dhe do na postojë Millosheviçin në tik-tok.

S’po e mban dot gjatë maskën, miku i “bosave” tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat