Ish zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me anë të një postimi në Facebook, tha sonte se kryeministri Albin Kurti po e sfidon pavarësinë e Kosovës.
Gecaj e dha këtë deklaratë duke u thirrur në vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konkluduar se Kosova nuk kishte shkelë të drejtën ndërkombëtare kur deklaroi pavarësinë, e që rrjedhimisht vërteton shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Neni 2.4 i Kartës së OKB ndalon kërcënimin apo përdorimin e dhunës ndaj shteteve sovrane, andaj edhe shtetet nuk kërkojnë më nënshkrimin e marrëveshjeve për mos-sulmim - është pra një kërkesë anakronike.
Sipas tij, e vetmja e “arritur” e një kërkese të tillë është vendosja e çështjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës në pikëpyetje!”, përfundoi Gecaj.