Fatmir Hasani, kandidati për kryetar të Mitrovicës në garën e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje ka shkruar se opozita po sillet kundër institucioneve tona, saktësisht kundër kryeministrit Kurti sikurse t’i kishte paguar shkau i Serbisë, Vuçiqi.
Hasani, që është mërgimtar nga Londra kritikoi edhe çasjen e analistit Valon Syla, të cilin e quan ‘djali i tetka Ratkës’ duke cekur se edhe ai po sillet si të ishte paguar nga Vuçiqi.
“Populli i Republikes se Kosoves ju thot mjaft ketyre marzinave, mjaft!”, ka shkruar Hasani në një status në Facebook.
Ndryshe, Hasani është për momentin i vetmi kundërkandidat zyrtar i Agim Bahtirit në garën për kryetar të Mitrovicës brenda VV-së.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/21/auto_219247908_339439301220818_1489904163463956014_n1626851943.jpg)