Gazetari Ridvan Berisha, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër ndaj analistit politik, Xhevdet Pozhari.
Berisha drejton akuza të rënda drejt Pozharit, pasi shkruan se ky i fundit është ‘duke prit ndonjë kockë ashti nga mishi brazilian’ nga Qeveria Kurti.
Ai madje mendon se për të gjithë këtë mbështetje që Pozhari po ia jep ekzekutivit aktual ka gjasa që të shpërblehet me anëtar Bordi i RTK-së.
Ja shkrimi i tij:
Nol Nushi dhe Xhevdet Pozhari.
Përjetim episodik parodie mbi analizën dhe politikberjen zallamahi hengerfjalesh ne Kosove.
Xhevdet Pozhari duke pritë ndonjë kocke ashti nga mishi brazilian prej regjimit Kurti, me vazhdu mbase rolin e zvarranikut politik të gravitimit partiak, po qëndron thellësisht dobët në istikam në mbrojtje të Qeverisë autokratike, kjo ndoshta atij i shpërblehet, zë vend ne 'meritokracinë' kurtiane për t’u bërë anëtar Bordi i RTK-së.
Çka nuk përjetova, Xhevdet Pozhari, një mikrofon i dobët, totalisht i paartikuluar politikisht, me i tregu Nol Nushit kush është Albin Kurti! Po Nol Nushi është doktor shkence për juve o Pozhari, mos u ndje në siklet!