Deklarata e kobshme e Vuçiq-it për Kosovën, mesazh për BE-në dhe SHBA-në

Aktuale

Deklarata e kobshme e Vuçiq-it për Kosovën, mesazh për BE-në dhe SHBA-në

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:35
Aleksandër Vuçiq

Publicisti Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se mediet serbe po e transmetojnë një deklaratë të Presidentit serb, Vuçiq ku Kosova përmendet si pjesë e Serbisë.

Ai e ka quajtur të kobshme këtë deklaratë duke thënë se SHBA dhe BE duhet të gjejnë në Serbi dikend që është normal, që jeton në realitet.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Mediet serbe sot transmetojnë këtë deklaratë të kobshme të Vuçiqit: “Serbia i ka kufijtë e vet dhe ata janë të pranuar në OKB dhe neve vetëm ata na interesojnë, duke përfshirë edhe Kosovën e Metohinë, si pjesë të Serbisë, në pajtim me rezolutën 1244. Pikë. Nuk do t’i kërkoj falje askujt më, kurrë më.” Pra, Kosova për të është Serbi dhe ai nuk pendohet për asgjë. Si mund të jetë ky person favorit i SHBA dhe BE në Serbi?! E sigurt është që ka edhe shumë më të këqij se ky, por SHBA dhe BE duhet të gjejnë në Serbi dikend që është normal, që jeton në realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat