“Kurti po e kurtalis Vuçiqin, edhe naj ditë, fytyra e Vuçiqit ka m’u dok si kungujt e halloween-it”

Aktuale

“Kurti po e kurtalis Vuçiqin, edhe naj ditë, fytyra e Vuçiqit ka m’u dok si kungujt e halloween-it”

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:57
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Opinionisti Lirim Gashi po e përkrahë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në takimet e tij, me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shkruan se, Kurti po e kurtalis Vuçiqin, derisa shton se fytyra e tij po prishet pas çdo takimi që po e ka me kryeministrin e Kosovës.

Gashi ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e mëparshëm të Kosovës, në dialogun me Serbinë, të cilët i quan dorapudhës.

Ai thotë se fytyra e Vuçiqit edhe naj ditë pas takimit me Kurtin do të duket si kunguj e halloween-it.

Postimi i plotë:

Valla bre qiky Kurti pe kurtalis Vuçken goxha rrastë.

Fytyra e shëmtume e Vuçkos, po bohet edhe ma e shëmtume dhe deformume mas çdo takimi me Albinin.

Edhe naj ditë Vuçko ka mu dok si kungujt e halloween-it pas takimit me Albinin.

Truni ka m'i fluturu tek Aliensat prej sikletit dhe ka me vajtu si qyqja deri në ditën e kiametit.

Hallall Zoti ja boft Albinit, se 20 vjet rresht ma kanë plas gjigiricen këta doraputhësit tanë të shëmtuar para tij.

S'po guxoj me përdor naj shprehje ma adekuate, se pastaj m' idhnohet dhe bllokon Marc Zuckerberg.

Ky Vuçiqi u mësu t'u i pa hardhucat e delegacionit tonë t'u bo gara me njoni tjetrin cili m'ia lepi ma i pari të pasmet.

Gërdinë që ma kanë çu 20 vjet rresht këta njerëz thellësisht të pa ditur dhe zvarranikë, po ma neutralizon deri diku Albin Kurti me mençurinë, sinqeritetin dhe guximin e tij.

Thx Albin. Krenar me ty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat