Gazetari Ridvan Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve komunale.
Berisha ia ka bërë qejfin vetës me këtë parashikim se cili prej subjekteve politike mund të fitojë në secilën komunë.
Berisha thotë se në kryeqytet pritet balotazh mes LDK-së dhe LVV-së ndërsa fituesin e përcakton PDK, AAK dhe Nisma.
Tutje, Berisha në asnjë komunë nuk e ka propozuar fitoren e LVV-së, por të subjekteve të tjera politike.
Më poshtë sjellim postimin e Berishës:
Shtatë komunat e mëdha dhe rezultati sipas leximit tim: Prishtinë – Balotazh, LVV me LDK, fituesin e përcakton PDK, AAK dhe Nisma
Mitrovicë – Bedri Hamza, kryetar me balotazh
Prizren – Shaqir Totaj me balotazh
Gjakove – Ardian Gjini me balotazh
Gjilan – Lutfi Haziri, pa balotazh
Peje, LDK me balotazh
Ferizaj, Agim Aliu – pa balotazh
Komunat e tjera:
Suhareke, AAK
Deçan, AAK
Istog, AAK
Junik, AAK
Dragash, PDK
Viti, LDK
Kaçanik, PDK
Shtime, PDK
Kamenice, Qendron Kastrati me balotazh nëse vendosë të kandidoj
Vushtrri, PDK me balotazh
Kline, PDK me balotazh
Skenderaj e Drenas dihet, PDK
Vota ne komuna nuk e reflekton disponimin e zgjedhjeve nacionale, e shohim dhe jemi dëshmitarë të rezultateve.
Uroj së pari që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike!
Natën!