Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth mungesës dy javore në Kosovë.
Ai ka thënë se mbase mungesa e Kurtit mund të arsyetohet, por jo edhe mungesa e qeverisë që neglizhoi shumë probleme me të cilat u ballafaqua vendi.
Zemaj përmendi faktin e mosmiratimit të asnjë marrëveshjeje ndërkombëtare në interest ë vendit.
Ai përmendi rastet e helmimeve në Deçan si dhe vërshimet e ditëve të fundit që sipas tij i neglizhoi qeveria sikurse të ndodhnin në një shtet tjetër.
Zemaj nuk la pa e përmendur edhe protestën e PSD-së, ndërsa u shpreh se Ministria e Infrastrukturës po tenton ta vjedh paranë publike.
Sipas Zemaj, nuk arsyetohet as mungesa e qeverisë ditën kur u votua ligji për rishikimin e buxhetit në shikim të parë.