Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk pajtohen vetëm me pezullimin e taksës prej pesë eurove për letër-ngjitësat për veturat.
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ai tha se kjo taksë duhet të anulohet pasi është e jashtëligjshme.
“Qysh thotë një fjalë popullore, na ja kemi zënë dorën në xhep të qytetarit por shyqyr nuk ia kemi lënë me i marr paratë.
Shyqyr ju kemi zënë e ju kemi ndal. Kjo taksë duhet me u anulua, është proces i paligjshëm”, tha Tahiri.