Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se kishte një mbrëmje të mrekullueshme me mikun e vjetër të familjes, gjeneral Naim Malokun.
Sipas tij është ky burrë i madh që e njohim të gjithë, por pak kemi marrë nga madhështia, begatia dhe vlerat unike të tij.
Ky ushtarak profesionist i lindur, patriot i jashtëzakonshëm, lider luftarak fushëbeteje, intelektual i mirëfilltë dhe erudit i madh, jo vetëm i fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, përkundër sfidave shëndetësore që po kalon qe tri vite, ka forcën e dhe energjinë e pashtershme të bëjë më të mirën e tij për të ardhmen tonë të sigurt dhe prosperuese.
Qartësia dhe thjeshtësia e tij në shtjellimin e kompleksitetit gjeopolitik, gjeostrategjik, mjedisit global dhe atij rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis, janë tejet impresionuese.
"Ish-Presidenti amerikan John Adams ka thënë: "Nëse veprimet tuaja frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen edhe më shumë, ju jeni lider.
E ky lider është gjeneral Naim Maloku", tha ministri Mehaj.