Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se gjatë kohës kur ishte ministër i Bujqësisë në koordinimi me policinë dhe prokurorinë u ka prishur strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se edhe sot komplotojnë kundër tij me rrena e shpifje ndaj tij.
Postimi I plotë:
Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje.
Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planifikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karamela. Lej foret, burrë!
Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet.