Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se nesër ditë e premte do të diskutojë për programin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Diskutimi do të bëhet në hotel Sirius duke filluar nga ora 14:00.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media, Ju njoftojmë se të premten me fillim nga ora 14:00, në Hotel Sirius, shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë diskuton mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ftoheni që të merrni pamje!
Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – AAK Prishtinë