Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Përparim Rama, është gjuajtur me ve.
Incidenti ndodhi gjatë një takimi me qytetarë që Rama po e mbante në Vranjevc, raporton “Bota sot”.
Takimi i kandidatit të LDK-së u mbajt te shkolla “Zenel Hajdini”.
Por jo gjithçka shkoi mirë, pasi Rama u sulmua me vezë nga një qytetar që thërriste “Vetëvendosje”.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës.
“Bota sot” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes: