Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, thonë se Sami Lushtaku nuk do duhej të kandidonte për kryetar të Skenderajt.
Kjo familje thotë se Lushtaku është në listën e zezë të SHBA-së.
Gjithashtu kjo familje ka kujtuar se Sami Lushtaku ka kërcënuar avokatin Gazmend Halilajn dhe është dënuar për këtë.
Postimi i plotë:
Sami Lushtaku gjersa është në listën e zezë të SHBA-së nuk do të duhej të merrej me politikë fare, e le më të kandidohej për kryetar Komune.
Me sa dihet publikisht ai ka qenë i përfshirë në disa vepra si kërcënim, cenim i jetës së avokatit Gazmend Halilaj...
Për një siç dihet është dënuar dhe për të tjerat do të na tregon e ardhmja...!
Dhe fakti tjetër ku është i shprehur 'kreativiteti i tij gjenial' është;
me një çajtore që t'i mbledhë dhjetëra miliona për dy dekada në një vend të varfër si Kosova, kjo është më tepër se zbulim epokal në biznes ? ...!