Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se si Vetëvendosje nuk kishin njohuri për vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për tiketat ngjitëse, i cili sot u tërhoq.
‘’Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informu opinioni, jemi informu edhe ne si deputetë. Ka qenë kocensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej.
Përveç pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila.
‘’Kjo nuk ka fillu të zbatohet. Ne nuk është veç ky proces por ka pasë një mori vendimesh që janë marrë.’