Ehat Miftaraj: Ky do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Ehat Miftaraj: Ky do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:21
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, duke e pyetur nëse është ai ministër apo zv.ministri i tij, Hysen Durmishi.

Kjo sepse sipas tij të gjitha vendimet në këtë ministri po merren nga Durmishi kur në fakt do të duhej të merreshin nga ministri.

“A është Minister Liburni a ky Durmishi? Nënshkrova këtë, shfuqizova atë, anulova këtë, mora vendim për këtë. Liburn Aliu si duket gjithë ditën rrin tu nenshkru vendime me ia delegu kompetencat zëvendësit të tij Durmishit për çështje që janë kompetence e Ministrit”, ka thënë i pari i IKD-së.

Madje Miftaraj ka thënë se po shihet qartë se Liburn Aliu është duke u bërë gati që të kandidojë për kryetar të Prishtinës përderisa Durmishi do të mbetet në vendin e Aliut.

“Mire boll, edhe ashtu qartazi po shihet se Liburni shpejt e shpall kandidaturën për kryetar të Prishtinës, e Durmishi edhe de jure do jetë ministër”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Durmishi si zv.ministër ka shfuqizuar vendimin që mori para një jave për tiketën ngjitëse, vendim ky që nxiti shumë reagime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat