Senatori Bob Dole sot mbush 98 vjet.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka uruar ditëlindjen Bob Dole.
Ai tha se Bob Dole ishte mbështetës i madh i të drejtës tonë kombëtare për liri dhe demokraci.
”Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole sot mbush 98 vjet.
Gjatë karrierës së tij politike, ai ishte mbështetës i madh i të drejtës tonë kombëtare për liri dhe demokraci. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare për suksesin e përpjekjeve tona për liri dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga planet e prapaskenat e dëmshme për ndarjen e saj. Senatorit Dole i urojmë ditëlindjen, shëndet e jetë të gjatë”, ka shkruar Haradinaj.