(E plotësuar 11:27) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.
Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.
Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për tu regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë.
Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar.
Mblidhet KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.
Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
ju njoftoj se sot (e premte, 23 korrik, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
- Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
4. Këshillat e KQZ-së:
• Këshillit për Buxhet dhe Financa:
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.
• Këshillit për Operacione Zgjedhore:
- Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
6. Të ndryshme;