Analisti politik Imer Mushkolaj, ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, kërkon nga qytetarët që të vaksinohen dhe mos të dëgjojnë teoritë konspirative dhe lajmet e rrejshme.
Ai thotë se të gjithë e kemi provuar vdekjen e më të dashurve tanë nga virusi, andaj apelon që të vaksinohen të gjithë, pasi që vaksina ka të mjaftueshme.
Postimi i plotë:
Se çka është izolimi shkaku i Covidit e kemi provuar të gjithë. E kemi provuar edhe humbjen e më të dashurve tonë nga virusi. E kemi provuar shkatërrimin e ekonomisë, shkatërrimin e jetëve tona.
Prandaj, është e domosdoshme të vaksinohemi, në mënyrë që të jetojmë normalisht. Është e domosdoshme të vaksinohemi, që ta ruajmë veten, familjen, shoqërinë.
Hiquni teorive konspirative dhe lajmeve të rrejshme. Vaksina ka mjaft, andaj mos hezitoni, aplikoni dhe vaksinohuni. Vaksinimi është liri!