Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po mburret me punën e subjektit që drejton në qeverisjen komunale.
Ai thotë se ky rezultat suksesi në Rahovec e Gjakovë, erdhi meqë me qeverisje po udhëheq AAK, derisa përgëzon Smajl Latifin për këtë angazhim.
”Rahoveci është komuna kampion për transparencën në qeverisjen komunale. Gjakova dhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, po ashtu kanë arritur rezultate shumë të larta.
Përgëzoj kryetarin Smajl Latifi për punën dhe angazhimin e palodhur në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
Aleanca ofron qeverisje transparente, funksionale, zhvillimore, bashkë me qytetarët.
Urime!”.