Bajrush Hoti zyrtarisht është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kreun e komunës së Malishevës.
Hoti duke folur në emisionin “Edicioni Special” tha se qytetarët e Malishevës janë lodhur me keqqeverisje të vazhdueshme dhe tash është radhe e kësaj parite që së bashku me qytetarët e Malishevës të jenë fitues në këto zgjedhje.
“Unë kam qenë kandidat për deputet nga zgjedhjet në vitin 2014 ku i kam pasur diku 4 mijë vota dhe tani garoj më fuqishëm në këto zgjedhje dhe patjetër që do të jam befasia e këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Hoti.
Ai tha se në rast se do të zgjedhet në krye të komunës së Malishevës, ai do të jetë transparent më qytetarët e kësaj komune për të gjitha investimet dhe se tani duhet që LDK-ja të dal e para sepse sipas Hotit, ata janë më të mirët në menaxhim.