Në ditët e fundit kemi pasur rritje të lehtë të rasteve me Covid 19 në Kosovë.
Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në pesë ditët e fundit janë shënuar 70 raste të reja me Covid 19.
Vetëm në dy ditët e fundit, kanë rezultuar 47 raste të reja.
Ndërsa, në pesë ditët e fundit ka vdekur një person si pasojë e Covid 19.
IKShPK ka bërë thirrje për qytetarët që të vaksinohen që të mos lejohet përsëri mbyllja.