Zyrtari i LDK-së alarmon LVV-në: Përkrahësit e tyre po kthehen në LDK

Aktuale

Zyrtari i LDK-së alarmon LVV-në: Përkrahësit e tyre po kthehen në LDK

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:34
LVV

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e Malishevës, Bajrush Hoti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.

Hoti fitoren e Vetëvendosjes e quajti frymë mashtruese të kësaj partie duke thënë se përkrahja qytetare për ta është çdo ditë e në rënie.

“Ishte një frymë mashtruese e vet Vetëvendosjes dhe ajo për ditë e më tepër është në rënie sepse edhe qytetarët e panë se ajo nuk është një realitet ajo nga e cila u mashtruan”, u shpreh Hoti.

Tutje, ai tha se po takojnë çdo ditë ish përkrahës të Vetëvendosjes e që po kthehen në LDK.

“Ne, çdo ditë kontaktojmë me qytetarët dhe pakënaqësia e tyre është jashtëzakonisht e madhe e ne do të marrim votë edhe nga PDK-ja edhe nga NISMA edhe nga Vetëvendosja. Ne çdo ditë takojmë edhe ish përkrahës të Vetëvendosjes që po kthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat