Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova arriti ta fitojë medaljen e artë.
Kjo falë Distria Krasniqit, e cila fitoi bindshëm ndaj japonezes Funa Tonaki.
Fitorja e Krasniqit e çoi në këmbë delegacionin e Kosovës, përshirë këtu edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan “Bota sot”.
Kamerat e kanë kapur momentin kur presidentja Osmani reagon nga gëzimi.
Ndërkaq, Osmani e ka shprehur gëzimin e saj edhe në një postim në Facebook, ku ka thënë se Distria i solli Republikës së Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.
“Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, ka shkruar Osmani ndër tjerash në Facebook.