Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Xhudistja e Kosovës mposhti në finale japonezen Funa Tonaki.
E lumtur për suksesin e Krasniqit, është shprehur edhe gazetarja Jeta Xharra, përcjell Bota sot.
“Foto ma të mirë s'kam pa moti! (feeling zemra mal!) Distria Krasniqi bravo! #womenpower”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e xhudistes së artë./BS