Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me një deklaratë të presidentit Vuçiq.
Ai iu përgjigj Vuçiqit kur ky i fundit u shpreh se Serbia është vendi më i zhvilluar në rajon, përcjell “Bota sot”
Bytyçi thotë se Serbisë po i lëshon rrugën kryeminsitri i Shqipërisë dhe po i ndihmon të realizoj ëndrren e Naçertanies për të dalë në Adriatik.
Postimi i plotë
Aleksander Vuçiç deklaroi mbreme se Serbia ka perparuar shume me teper se vendet e tjera ne rajon dhe per kete shkak te tjeret duan qe ta frenojne ate!
Jo, mor jo! Kryeministri i Shqiperise nuk deshiron qe ty te te frenoje. Ai t'i ka dhene te gjitha shanset qe te rehabilitohesh prej krimeve, qe te zhvillohesh pa nderprerje e madje edhe qe te realizosh enderren e Naçertanies per te dale ne Adriatik!
Me shume se kaq nuk ka mundur te arrije asnje kryeminister, mbret apo president serb para teje!