Pas aksidentit tragjik, ministri i jashtëm kroat telefonon Donika Gërvallën

Aktuale

Pas aksidentit tragjik, ministri i jashtëm kroat telefonon Donika Gërvallën

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:07
Gordan Grlić Radman dhe Donika Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman ka kontaktuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci e ku u përfshi autobusi kosovarë që vinte nga Gjermania.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të këtij aksidentit tragjik, ku raportohet për dhjetëra të vdekur dhe të lënduar.

“Unë fola në telefon me ministren Donika Gërvalla dhe shpreha ngushëllimet e mia për njerëzit dhe familjet e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci.

Uroj për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar ministri i jashtëm kroat në Twitter.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat