Haradinaj: I trondituar nga aksidenti tragjik në Kroaci

Aktuale

Haradinaj: I trondituar nga aksidenti tragjik në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë.

Ai këtë reagim e bëri në rrjetin social Facebook, ku tha se bashkëndjen me familjarët e persona që humbën jetën.

‘’Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve’’ ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu falënderoi edhe organet e shtetit kroat dhe në veçanti kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, për interesimin dhe kujdesin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat