Hoti u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

Aktuale

Hoti u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:01
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas aksidentit në Kroaci, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur duke humbur jetën kështu të paktën 10 persona.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga ky aksident.

“Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci. Moment i rëndë për të gjithë. Bashkëndjej dhe lutem për familjarët e atyre që humbën jetën. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai bëri thirrje që ambasada jonë në Kroaci dhe Ministria e Jashtme të reagojnë shpejt për tu qëndruar afër familjarëve për të gjitha nevojat procedurale që kanë në këto momente të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat