Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Beros, ka dalë në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci.
Ai ka njoftuar se kishte 15 të mitur në autobus dhe se një vajzë është në mesin e të plagosurve rëndë, përcjell Bota sot.
Policia njoftoi se aksidenti i autobusit nga Kosova ndodhi sot rreth orës 6.20 të mëngjesit, në autostradën afër Slavonski Brod.
Të paktën 10 vetë u vdiqën në aksident, ndërsa 44 të tjerë u lënduan, tha policia, e cila po heton rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti i trafikut.
Sipas informacionit të fundit të marrë nga Jutarnji list, kishte 69 persona në autobus./Botasot