Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që pësuan mërgimtarët tanë.
Ai ka thënë se Kosova është tronditur mëngjesin e sotëm që ndodhi në Kroaci.
“Bashkëndjejmë me familjarët e udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve, duke besuar që shteti kroat dhe ai i yni ta bëjnë maksimumin në ndihmë të qytetarëve tanë që pësuan nga ky fatalitet”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin.
“Kërkoj nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.