10 persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit të autobusit nga Kosova në Kroaci.
Bëhet e ditur se 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Slavonski Brod.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë e re.
Sipas të dhënave, autobusi ishte vetaksidentuar.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në autobusin që po vinte nga Frankfurti në Prishtinë, ishin të gjithë mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë./BS