Ka folur Muharrem Sylmetaj, djali i axhës shoferit të vdekur në aksidentin që ka ndodhur në Kroaci.
Ai ka thënë se janë të tronditur për rastin që ka ndodhur në mëngjesin e sotshëm.
“Lajmin e kemi marrë nga agjensioni, se Naseri ishte në mesin e të vdekurve, ai ka qenë shofer më përvojë të gjatë si shofer”, ka thënë ai.
Familja e shoferit ka hapur të pame në Gjakovë.