U kanë humbur telefonat udhëtarëve të mbijetuar nga aksidenti, e pamundur tu lajmërohen familjarëve

Aktuale

U kanë humbur telefonat udhëtarëve të mbijetuar nga aksidenti, e pamundur tu lajmërohen familjarëve

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Familjarët e paragjerëve që ishin në autobusin i cili u aksidentua në Kroaci, kanë thënë se të afërmve të tyre u kanë humbur telefonat dhe nuk po mund të komunikojnë me ta, megjithatë po mundohen të gjejnë zgjidhje duke i përdorur pajisjet e njëri-tjetrit, të cilat kanë shpëtuar.

Ata gjithashtu thanë se në kohën kur kishte ndodhur aksidenti, shumica e udhëtarëve ishin në gjumë dhe nuk e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq familjarët e shoferit të agjensisë “Deva Tours” i cili humbi jetën si pasojë e aksidentimit të autobusit, bëjnë të ditur që në atë kohë N.S nuk ka qenë duke vozitur, ai sipas tyre e ka dorëzuar punën në orën gjashtë të mëngjesit dhe më pas është ulur për të pushuar, kurse autobusin po e voziste një shofer tjetër.

Ndryshe, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona si dhe janë lënduar 44 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat