Ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehu ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik të autobusit që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Presidenti Sejdiu ka thënë se bashkëndejn me dhimbjet e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.
“Bashkëndjejmë dhembjen e juaj. Rruga e gëzimit për në vendlindje, u kthye në tragjedi te Slavonski Brodi i Kroacisë për dhjetë bashkëatdhetarë dhe shumë të lënduar të tjerë. Shumë familje humbën të dashurit e tyre. Dhembja është e madhe. Bashkëndjejmë me ta. Ngushëllime të gjitha familjeve! Shpresoj se në këto orë të rënda do të gjejnë forcën ta kapërcejnë dhembjen që kanë. Jemi me ju!”, shkroi Sejdiu.