Me të ndodhur aksidenti tragjik në Kroaci, ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli doli në vendin e ngjarjes.
Kasapolli nga aty ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, ku tha edhe se do të jenë pranë familjeve për të kaluar këtë situatë të rëndë.
Ai tha janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet kroate.
Kasapolli: Ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, do të jemi pranë familjarëve
“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm dhe dua të falënderojë Qeverinë e Kroacisë dhe të gjitha shërbimet që kanë ndihmuar në këtë moment të tmerrshëm. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe i lus që të kenë forcën dhe mirëkuptimin sepse ne, të gjitha institucionet në Kroaci e Kosovë, do të jemi me ta në këtë kohë të vështirë[...]Të gjithë janë njerëz që punojnë në Gjermani dhe donin të kalonin pushimet në Kosovë. Fatkeqësisht ka qenë edhe kompania jonë , autobusi jonë nga Gjakova, këto janë informacionet që i kemi. Por besoni që kjo është shumë e vështirë për të gjithë ne. Jemi dëgjuar me disa nga familjaret e te lënduarve dhe t vdekurve, fatkeqësisht për ta nuk kemi lajme të mira. Vetëm kërkojmë nga ta që të kenë fuqi ta kalojnë këtë situatë”, tha Kasapolli.
Në aksidentin e së dielës humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Autobusi që vinte nga Gjermania për në Kosovë ishte vetaksidentuar, pasi që sipas dyshimeve të para raportohet që shoferin e kishte zënë gjumi.
Drejt Kroacisë edhe ku ndodhi tragjedia tashmë është nisur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në orët e hershme rrugën për tek vendi i ngjarjes është nisur edhe ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.