Megjithëse në fillim ishte e vështirë për të u identifikuar, disa orë pas tragjedisë për shkak të rrethanave të aksidentit, policia kroate arriti të lidhte njerëzit e vdekur me dokumentet e tyre.
Pas kësaj, policia kroate njoftoi familjarët e viktimave dhe kërkoi nga ata që të vijnë dhe të bëjnë identifikim e tyre.
Mediat në Kroaci tregojnë momentet e dhimbshme të familjarëve kur identifikuan personat e vdekur.
“Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar vajtimet e familjarëve të njerëzve të vrarë në aksidentin e sotëm, të cilët mbërritën në spitalin e spitalin e Slavonski Brodid gjatë të dielës pasdite për të identifikuar të dashurit e tyre”, njofton jutarnji.hr, përcjell “Bota sot”.
Askush prej familjarët e personave të vdekur nuk ishte në gjendje të fliste. Ata thjesht po kërkonin rehati te njëri-tjetri./BS