Sivjet pritjet në kufi për të hyrë në territorin e Kosovës janë dukshëm të shkurta në krahasim me vitet e kaluara.
Aktualisht në pikën e kalimit kufitar në Merdare, pritja për të hyrë në Kosovë është nga 10 deri në 15 minuta ndërsa në dalje nga 40 deri në 50 minuta.
Situatë e mirë është në pikat tjera kufitare.
Në Jarinje pritja për të hyrë në Kosovë është rreth 20 minuta, sikurse në Mutivodë e të Dheu i Bardhë./