Diplomati amerikan dhe ish këshilltari i sigurimit Kombëtar të Donald Trump, John Bolton, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për marrëveshjen e Washingtonit, atëherë kjo marrëveshje ka vdekur.
“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për korrigjimin e territorit, por mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë progres në negociata”, tha ai në një intervistë për Kosovo Online.
Bolton gjithashtu tha se nuk e din se cili është qëndrimi i administratës së Biden ndaj Ballkanit.
Diplomati amerikan tregon se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, në lidhje me atë të Trump, por ai vlerëson se Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme.