Kryeministri Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod

Aktuale

Kryeministri Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod.

Në telegram, kryetari Mirko Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

"I nderuar Kryeministër,

me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona.

Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod", thuhet në telegramin e Duspara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat